E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lefteri Lleshi zgjidhet kryetare e KQZ

E enjte 11 Tetor 2012 1625 Lefteri Lleshi Zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 do te drejtohen nga nje KQZ me anetaresi te re e ne krye te ketij institucioni do te jete Lefteri LLeshi deri tani anetare e KLD dhe keshilltare juridike e kryeparlamentares Topalli. Mazhoranca mbajti nje mbledhje me dyer te mbyllura pak minuta para votimit per te unifikuar numrat ndersa opozita nuk mori pjese ne votim. Kandidatja Lleshi mori 73 vota ndersa perballe saj ishte kandidatja tjeter e mazhorances Marsida Xhaferllari. Kryeministri Berisha vleresoi punen e ish kreut te KQZedhe pse ky i fundit eshte akuzuar nga opozita dhe tha se ne te ardhmen Arben Ristani do te jete ne krah te tij ne cdo beteje elektorale. Ndersa 6 anetaret e tjere te KQZ u zgjodhen me konsensus duke siguruar vota pertej paleve politike qe i propozuan. Me pak i votuar vec kryetares se KQZ ishte kandidati i LSI Ilirjan Muho me vetem 98 vota ndersa me i mbeshteturi Denar Biba me 129 vota.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›