E Enjte, 5 Nëntor 2026

Legalizohet pallati i braktisur/ Jepen çertifikatat e pronësisë për apartamentet në qendër të qytetit të Korçës

Korça është qyteti që nuk ka më pallate të braktisura nga ndërtuesit. Agjencia e Kadastrës përfundoi procedurat e pronësisë së një objekti 10 katesh  të ndërtuar që në vitin 2006 në qendër të qytetit.

Përfitues janë banorët të cilët tashmë do të kenë dokumentin e pronësisë.

Korça kishte dy pallate të braktisura nga investitori, të cilat tashmë quhen të përfunduara. Ky qytet  mban vendin e fundit për numrin e ndërtimeve pa leje.

Ndërkohë më i mprehtë ky problem është në Tiranë ku ka një mijë objekte të braktisua.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›