E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjenda e futbollit martohet në moshën 86-vjeçare

g1Alfredo Di Stefano, argjentinasi që është simboli i gjallë i Realit të Madridit, tregon se nuk ka harruar të shënojë as në moshën 86-vjeçare. Ish-futbollisti i rekordeve me Los Blancos, i mbetur i ve prej 8 vjetësh, ka vendosur të martohet dhe bashkëshortja e tij është 36 vjeçe, pra 50 vjet më e re se ai.

Legjenda e futbollit argjentinas do të shkojë në altar me kostarikanen, Gina Gonzales sa më shpejt, aq më mirë, transmeton Top-Channel.

Parashikojmë një martesë të shpejtë. Sa më shpejt, aq më mirë. Brenda dy javësh, maksimumi 1 muaji do të martohemi, qoftë në kishë apo tek organet civile, deklaroi Di Stefano për mediat spanjolle.

Gina 36-vjeçare punon për Realin e Madridit, ku Alfredo është president nderi. Ajo u njoh me dashurinë e jetës së saj kur po punonte për biografinë e tij. Në përfundim të biografisë të dy ishin aq të lidhur sa refuzuan të ndaheshin, ndërsa së fundmi vendosën që të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Martesa nuk është mirëpritur nga fëmijët e legjendës madrilene, por ky i fundit tregoi se ka mbetur i njëjtëpak i interesojnë të tjerët.

Çfarë mendoni se do të thonë fëmijët e mi? Sigurisht që janë kundër. Por kjo mua pak më intereson. Unë jam i dashuruar me Ginan sepse kam zemrën e një të riu, deklaroi Di Stefano.

Sa për zemrën, në vitin 2005 ish-futbollisti argjentinas pësoi një infarkt, ndërsa vuan edhe nga diabeti.   P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›