Legjendat e Milanit lavdërojnë El Shaarawyn

“El Shaarawy i ka të gjitha kualitetet për t’u bërë futbollist i madh, por ai duhet të zhvillohet”, deklaroi ish-sulmuesi i Milanit, Dejan Savicevic për Gazzetta dello Sport. Edhe ikona Andriy Shevchenko është përkrahës i reprezentuesit italian.
“El Shaarawy është i shpejtë, i talentuar teknikisht dhe ka freski që i nevojitet në momentet e vështira. Kujt i ngjan? Nuk e di se me kë mund të krahasohet. Mendoj se krahasimet janë të dëmshme, sepse secili kampion është i ndryshëm. Por, Stephan është futbollist i cili më përkujton veten, për shembull në mënyrën e nisjes”, deklaroi Shevchenko.
Derisa ukrainasi hezitoi të bëjë krahasime, Jose Altafini dhe Maurizio Ganz nuk rezistuan. “El Shaarawy më kujton Neymarin dhe Messin”, u shpreh Altafini. Kurse, Ganz shtoi: “El Shaarawy më duket si Neymari, sepse ata të dy luajnë nga brendia”.