Lehona vdes ne duart e mjekeve
Sarande- Vdekje misterioze ne maternitetin e Sarandes. Nena e tre femijeve ka humbur jeten 8 dite pas operacionit cezarian duke sjelle ne drite nje foshnje te seksit mashkull, ndersa mjeket dyshohet se nuk kane nderhyre per te mjekuar 25-vjecaren Enkelejda Osmani, nga fshati Xarre i ketij rrethi. Policia dhe Ministria e Shendetesise nisen verifikimet dhe hetimin per ngjarjen, pasi familjaret e te ndjeres denoncuan si pergjegjes te vdekjes bluzat e bardha, duke kerkuar ndeshkimin maksimal. Ngjarja ka ndodhur dje ne oren 11:00, ne Shtepine e Lindjes.
Ngjarja
Ne fillim te muajit dhjetor, ndersa ishte ne muajin e fundit te shtatzenise, e ndjera Enkelejda Osmani eshte rrezuar ne shkallet e shtepise se saj ne fshatin Xarre dhe ka thyer kemben. Ne kete situate, pasi eshte mjekuar ne spital dhe ka vendosur kemben ne allci nga mjeku K. Rugji, kirurg, ajo eshte kthyer ne shtepi. Pas qendrimit ne kete gjendje ne shtepi prej 12 ditesh eshte sjelle nga familjaret ne maternitet, nen kujdestarine e mjekes Cezarina Bozho, e cila e ka mbajtur me trajtim mjekesor deri ne diten kur iu nenshtrua operacionit per lindjen e djalit. Por cuditerisht, tete dite pas operacionit, kur familjaret kishin ardhur ta merrnin per ta shoqeruar ne shtepi, Enkelejda eshte renduar dhe para se te shkonte ne shtratin e saj i ka rene te fiket, situate nga e cila nuk eshte permendur me. Te afermit te alarmuar njoftuan sherbimin e mjekeve dhe kerkuan nderhyrje. Sipas tyre Enkelejda nuk ka reaguar per asnje moment dhe pas dy oresh ka nderruar jete. Vdekja e pacientes ne mes te mjekeve dhe ne kujdestari te tyre ka bere qe familjaret te alarmohen dhe te grumbullohen menjehere rreth maternitetit dhe me pas ne spitalin ku u dergua trupi i pajete i 25-vjecares, per t'iu nenshtruar autopsise per shkaqet e vdekjes. Po keshtu policia dhe prokuroria kane formuar nje grup hetimor per te zbardhur te verteten, duke regjistruar denoncimin e familjes Osmani.
Familjaret
Reagimi i familjareve, nga nena e te ndjeres, deri tek dajat dhe kusherinjte, eshte i ashper dhe akuzues per bluzat e bardha. "Prisja gezim, por me gjeti gjema", eshte shprehur nena e Enkelejdes, Burbuqja, e cila nuk mund te qendroje dot as ne kembe pas ketij lajmi te hidhur. Ajo tregon se i trembej ndonje hataje gjate operacionit te lindjes se femijes, pasi ishte i treti ne pese vjet. "Nuk e prisja kurrsesi qe ime bije te vdiste ne duart e mjekeve. Ështe paaftesia e mjekeve dhe mungesa e interesimit te tyre qe im bije vdiq sot (dje) ne spital. Ne vend qe te iknim sot me duart plote, me foshnjen e sapolindur, kthehemi me Kelen te vdekur", vijon Burbuqja duke folur per gazeten "KJ". Ajo e quan nje justifikim diagnozen paraprake te trompozes pas thyerjes se kembes. "Ata e dinin qe ajo kishte kemben ne allci, pse nuk u moren vesh me njeri-tjetrin per rreziqet. Ështe e pafalshme qe te iki nje vajze ne moshe te bijes time dhe askush te mos thote pse. Une doja vajzen gjalle dhe jo hetim me eksperte nga Tirana qe do nxjerrin diagnozen apo me te ndeshkuar. Ime Bije nuk lindi ne kasolle, por ne maternitet. Mjere ai qe semuret, une sot nuk kam asnje besim tek mjekesia dhe te mjeket. Madje une i akuzoj ata", perfundon nena e Enkelejdes. Te afermit shprehen se 25-vjecarja vdiq ne duart e tyre dhe te bashkeshortit, Dritanit, ndersa kerkonin ndihmen nga bluzat e bardha per nderhyrje emergjente.