Lehtësohet masa e sigurisë për Jozefin Markun / I jepet detyrim paraqitje

Gjykata e Apelit ka lehtësuar masën e sigurisë për Jozefin Markun, një personazh i reality show, i cili u përfshi në një episod të dhunshëm me Eduard Kuçin.
Më 9 shtator Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën arrest me burg për Jozin, por ky i fundit e ankimoi dhe Apeli ia lehtësoi në detyrim paraqitje.
Në arrest shtëpie ishte lënë edhe shoku i tij Kristjan Nikolli, i cili drejtonte Land Roverin me të cilën i zunë pritë Kuçit pranë mbikalimit të Rinasit.
Grupi i Jozefin Markut e ndaluan makinën McLaren të Eduart Kuçit të kamufluar si polici me fenelina dhe duke i nxjerrë tabelën. Aty nisën ta godasin, ndërsa Marku i kërkoi të ulet në gjunjë e t’i kërkojë falje.