E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet e ndërtimit, KLSH padit ish-kreun e Bashkisë së Sarandës

sarabndeKontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur ish-kreun e Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka.

Sipas KLSH-së, Gjoka nga viti 2003 deri ne 2011, ka dhënë 129 leje ndërtimi brenda vijës kufizuese të qendrës së qytetit, në kundeshtim  me të gjitha vendimet e KRRTSH-së. Për këtë arsye ai është paditur në prokurori, së bashku dy jurist dhe tre ish-drejtorë të kësaj bashkie.

Ndërkohë, KLSH ka kallzuar penalisht edhe dy nënkryetarët e Bashkisë së Durrësit dhe pesë punonjës të saj, të cilët akuzohen për abuzime me tendera./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›