E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lejoi muzikën e lartë në lokalin që menaxhonte, procedohet 23-vjeçari në Tiranë

Policia ka proceduar penalisht menaxherin e një lokali në rrugën “Mine Peza”, Tiranë, pasi ka prishur qetësinë publike.

23-vjeçari ka lejuar muzikën tej normave të lejuara në lokal, duke shqetësuar banorët e zonës.

Në të njëjtën kohë policia ka sekuestruar edhe pajisjet muzikore.

23 vjeçari akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›