E Diel, 1 Nëntor 2026

Leka Zogu II merr 2 vilat në ShirokëGjykata i njeh pronat e gjyshit

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit /VIDEO PDF/Vendimi i Gjykatës për pronat TIRANE - Leka Zogu II I njohur si Princ Leka fiton të drejtën e pronësisë mbi vilën mbretërore në zonën e Shirokës në SHkodër.

Gjykata e Lartë i ka njohur Lekës së II pronësinë e dy vilave dy katëshe, ish-pronë e gjyshit të tij Mbretit Ahmet Zogu.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë pranoi kërkesën e avokatit të familjes Zogu, që çështja e dosjes së pronësisë të familjes mbretërore në Shirokë të vijohej nga princ Leka.
 
Dosja e pronës së familjes mbretërore në Shirokë mbërriti në Gjykatën e Lartë në vitin 2008, pas rekursit që i bëri vendimit të Apelit Shkodër.

Gjykata e rrethit Shkodër në 2007 vendosi pranimin e kërkesës për vërtetimin e faktit juridik se i ndjeri Ahmet Zogu ka qenë ish pronar i vilës mbretërore në Shirokë .

Në gjykatë familja Zogu pati si kundërshtarë Bashkimin e Sindikatave të pavarura të Shqipërisë, e cila e pati marë pronën në fjalë pas viteve 1990.

Vendimi i shpallur në 16 prill 2013 nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i dha fund një lufte gjyqësore disa vjecare në lidhje me pronësinë e vilës mbretërore, e cili ka nisur nga Leka Zogu I para se të ndërronte jetë.

Redaksia online 
(jk/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›