Leku fiton pikë ndaj valutave

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku fitoi pikë ndaj valutave, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 93,88 lekë ose 0,19 lekë më pak se ditën e enjte. Monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua me 0,43 lekë dhe këmbehet me 82,01 lekë. Paundi britanik u zhvlerësua në raport me lekun me 0,42 lekë dhe këmbehet me 109,55 lekë. Franga zvicerane humbi terren ndaj monedhës vendase me 0,24 lekë duke u kuotuar në nivelin 102,18 lekë. Aktorët e tregut shprehen se, luhatjet në tregun valutor i adreson fluksit të shtuar të turistëve në vendin tonë, krahas ecurisë në bursat ndërkombëtare. Sipas tyre lëvizjet e monedhave të huaja janë të ndikuara nga zhvillimet ekonomike globale dhe raporti i kërkesës dhe ofertës në tregun vendas.| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 82.01 | -0.43 | |
| Euro | EUR | 93.88 | -0.19 | |
| Poundi Britanik | GBP | 109.55 | -0.42 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 102.18 | -0.24 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 50.93 | -0.21 | |
| Dollari Australian | AUD | 56.91 | -0.01 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 57.84 | -0.23 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.50 | 0.00 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.35 | +0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.56 | -0.03 | |
| SDR | SDR | 111.34 | -0.43 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 341948.08 | +6,525.28 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 5131.37 | +189.09 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.09 | -0.05 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.09 | -0.05 | |
| Lira Turke | TRY | 1.75 | -0.02 | |