E Enjte, 5 Nëntor 2026

Leku fiton pikë në këmbim me monedhat e huaja kryesore

TIRANË,  26 gusht  /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas të hënën, dollari, euroja,  dhe paundi britanik janë zhvlerësuar në këmbim me lekun, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan zbriti me 0.46 lekë dhe këmbehet me 89.60 lekë, ndërsa euroja zbriti në kuotën e 100.18 lekëve, ose 0.01 lekë më pak se ditën e premte.

Paundi britanik u zhvlerësua me 0.05 lekë dhe këmbehet 118.23 lekë. Monedha zvicerane u mbiçmua me 0.12 lekë duke u ngjitur në kuotën e 105.87 lekëve.

Në javët e fundit të muajit gusht euroja dhe dollari amerikan regjistruan një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në historinë e kursit të këmbimit duke iu afruar kufijëve respektiv 99 lekë dhe 89 leeve. Agjentët e kursit të këmbimit e lidhi këtë tendencë  forcimi të monedhë euro me faktin se tashmë një pjesë e mirë e emigrantëve por edhe turistë kanë nisur të largohen nga Shqipëria për shkak të përfundimit të sezonit veror.

Por pavarësisht këtij fenomeni parashikimet  janë që euro do të vijoj të qëndroj në nivelin e 100 lekëve  duke pësuar ndryshime të vogla. Ekspertët dhe Banka e Shqipërisë  theksojnë se ky do të jetë një realitet i ri në kursin e këmbimit.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 89.60 -0.46
Euro EUR 100.18 -0.01
Poundi Britanik GBP 118.23 -0.05
Franga Zvicerane CHF 105.87 +0.12
Jeni Japonez (100) JPY 62.24 +0.55
Dollari Australian AUD 60.70 +0.09
Dollari Kanadez CAD 66.34 +0.02
Korona Suedeze SEK 8.77 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.48 -0.02
Korona Daneze DKK 13.43 0.00
SDR SDR 119.71 -0.62
Ari(OZ 1) XAU 226211.41 +993.51
Argjend(OZ 1) XAG 2699.24 +49.67
Juani Kinez (onshore) CNY 12.59 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 12.59 -0.03
Lira Turke TRY 2.63 -0.02

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›