Leku fiton terren ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku fitoi pikë ndaj monedhave të huaja, duke forcuar pozitat pas katër ditësh luhatje ndaj euros dhe dollarit amerikan.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u dobësua me 0.28 lekë dhe këmbehet me 89.88 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.04 lekë dhe këmbehet me 98.78 lekë.Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 0.14 lekë dhe këmbehet me 117.71 lekë.
Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105.09 lekë në të njëjtën nivose 0.21 lekë më pak se në fundjavë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 89.88 | -0.28 | |
| Euro | EUR | 98.78 | -0.04 | |
| Poundi Britanik | GBP | 117.71 | -0.14 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 105.09 | 0.00 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 60.78 | -0.01 | |
| Dollari Australian | AUD | 60.46 | -0.70 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 65.90 | -0.43 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.69 | -0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.44 | -0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.25 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 120.41 | -0.78 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 237227.03 | -1,813.28 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2808.29 | -67.30 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.74 | -0.11 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.74 | -0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 2.62 | -0.01 | |