Leku forcohet ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku ka forcuar pozitat sot kundrejt monedhave të huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet të martën me 90,77 lekë, ose 0,33 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane ka humbur terren me 0,38 lekë, duke u këmbyer me 80,90 lekë.
Sot në tregun valutor i janë lëkundur pozitat edhe paundit britanik dhe frangës zvicerane të cilat kanë humbur në këmbim me lekun, përkatësisht nga 0,32 lekë dhe 0,46 lekë.
Krahas zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare, kursi i këmbimit ndikohet edhe nga raporti kërkesë-ofertë në tregun vendas, i cili përcakton luhatjet e monedhave në raport me lekun.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 80.90 | -0.38 | |
| Euro | EUR | 90.77 | -0.33 | |
| Poundi Britanik | GBP | 107.98 | -0.32 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 98.11 | -0.46 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 51.18 | -0.20 | |
| Dollari Australian | AUD | 56.56 | -0.15 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 57.56 | -0.10 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.17 | -0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.62 | 0.00 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.14 | -0.05 | |
| SDR | SDR | 109.61 | -0.64 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 333325.80 | -5,531.33 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 4628.94 | -45.47 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.11 | -0.06 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.12 | -0.05 | |
| Lira Turke | TRY | 1.63 | -0.01 | |
/j.p/r.e/