E Enjte, 5 Nëntor 2026

Leku forcon pozitat ndaj valutave

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja u dobësuan me ritme të forta kundrejt lekut.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane regjistroi vlerën më të ulët në tregun valutor shqiptar gjatë këtij viti ndërsa një euro po këmbehet  aktualisht me  99.95 lekë, duke shënuar një zhvlerësim ndaj lekut me mbi 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me të njëjtën kuotë 0.13 lekë zbriti edhe dollari amerikan duke u këmbyer sot me 91.47 lekë. Ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane zbritën respektivisht me 0.24 lekë dhe 0.44 lekë.

Ekspertët vlerësojnë se rënia e euros i adresohet flukseve turistike në vendin tonë, rritjes së investimeve të huaja dhe shitjes së pasurive të paluajtshme.

Megjithatë ecuria e kursit të këmbimit euro-lek pritet të ndikohet edhe nga vendimi i radhës i bankës së Shqipërisë në lidhje me normat e interesit.

Dobësimi i monedhës europiane favorizon mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit.

Kjo pasi importuesit i blejnë mallrat në monedhën europiane më lirë. Po ashtu nga kjo situatë përfiton edhe qeveria të cilës i ulen kostot e borxhit të jashtëm. Ndërsa dëmtohen eksportuesit.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 91.47 -0.13
Euro EUR 99.95 -0.13
Poundi Britanik GBP 116.66 -0.24
Franga Zvicerane CHF 105.42 -0.44
Jeni Japonez (100) JPY 62.07 -0.16
Dollari Australian AUD 60.34 +0.02
Dollari Kanadez CAD 66.65 -0.06
Korona Suedeze SEK 8.69 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.48 +0.02
Korona Daneze DKK 13.39 -0.02
SDR SDR 122.21 -0.18
Ari(OZ 1) XAU 223404.04 +1,357.45
Argjend(OZ 1) XAG 2550.79 +29.53
Juani Kinez (onshore) CNY 12.74 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 12.74 -0.03
Lira Turke TRY 2.73 0.00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›