E Enjte, 5 Nëntor 2026

Leku forcon pozitat përballë euros, humb terren ndaj dollarit

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat ndaj euros, ndërsa humbi terren me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.16 pikë dhe këmbehet me 90.04 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.06 pikë dhe këmbehet me 98.72 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcuan me 0.04 lekë duke u kuotuar në vlerën 117.75 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 105.08 lekë, ose 0.01 lekë më pak ditën e martë.

Eskpertët shprehen se tregu po karakterizohet nga një oferte e qëndrueshme e euros, për shkak të fluksit të rritur nga turizmi, investimeve të huaja dhe remitancave.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 90.04 +0.16
Euro EUR 98.72 -0.06
Poundi Britanik GBP 117.75 +0.04
Franga Zvicerane CHF 105.08 -0.01
Jeni Japonez (100) JPY 60.58 -0.20
Dollari Australian AUD 60.65 +0.19
Dollari Kanadez CAD 65.90 0.00
Korona Suedeze SEK 8.69 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.39 -0.05
Korona Daneze DKK 13.24 -0.01
SDR SDR 120.79 +0.38
Ari(OZ 1) XAU 235469.97 -1,757.06
Argjend(OZ 1) XAG 2758.83 -49.46
Juani Kinez (onshore) CNY 12.74 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 12.73 -0.01
Lira Turke TRY 2.63 +0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›