Leku forcon pozitat përballë monedhave të huaja

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të enjten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.45 lekë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.07 lekë.Dollari amerikan u këmbye me 92.33 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 100.36 lekë.
Ndaj monedhës vendase, pozitat i dobësuan edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Monedha britanike u këmbye me 116.95 lekë ose 0.11 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 102.36 lekë ose 0.16 lekë më pak se ditën e mërkurë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 92.33 | -0.45 | |
| Euro | EUR | 100.36 | -0.07 | |
| Poundi Britanik | GBP | 116.95 | -0.11 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 102.36 | -0.16 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 59.68 | +0.10 | |
| Dollari Australian | AUD | 61.64 | +0.02 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 67.77 | -0.30 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.64 | +0.04 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.63 | 0.00 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.45 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 123.36 | -0.60 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 220210.63 | +433.37 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2725.82 | +51.81 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.79 | -0.06 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.79 | -0.06 | |
| Lira Turke | TRY | 2.87 | -0.01 | |
/r.e/