E Enjte, 5 Nëntor 2026

Leku humbet terren, forcohet euroja dhe dollari

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Monedhat e huaja fituan terren në kursin e këmbimit me lekun, këtë të premte.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbye të premten me 90.84 lekë, ose 0.21 lekë më shumë se të enjten.

Një euro u ble me 99.81 lekë, ose 0.02 lekë më tepër se dje, ndërsa paundi britanik u këmbye me 117.17 lekë, ose 0.67 lekë më shumë se një ditë më parë.

Franga zvicerane pësoi një rënie të lehtë me 0.04 pikë, duke u këmbyer me 104.58 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›