E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qarkun e Korçës, duke u ndjerë në disa zona dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Sipas të dhënave të European-Mediterranean Seismological Centre (EMSC), epiqendra e lëkundjeve është lokalizuar në zonën e Gjonmadhit, në veriperëndim të qytetit të Korçës.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundjet kanë qenë me intensitet të ulët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›