E Martë, 3 Nëntor 2026

Lëkundje tërmeti në Korfuz, ndihen edhe në Jug të Shqipërisë

Dy tërmete të njëpasnjëshme 4 dhe 3.6 ballë kanë goditur Korfuzin këtë pasdite. 

Lëkundjet raportohet se janë ndjerë në jug të Shqipërisë, më fort në Sarandë.

Sipas Institutit Sizmologjik grek lëkundjet ishin me thellësi 17.6 km. Epiqendra e tërmetit ishte 11 km në verilindje të Paleokastricës.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›