E Martë, 3 Nëntor 2026

Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë dyqanit të Rigels Rajkut, Noizy, në Durrës

Një sasi e vogël lënde eksplozive e pashpërthyer është gjetur në orët e para të mëngjesit pranë derës së një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Pas konstatimit të lëndës, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e rastit.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›