E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lëndë plasëse në mjetin e punonjësit të policisë në Shkodër, nisin hetimet

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Policia e Shkodrës njoftoi sot se në orët e para të mëngjesit, mjetit të punonjësit të Policisë i është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale nga shpërthimi.

Sipas njoftimit, Policia ka nisur hetimet, ndërsa është kryer dhe kontrolli i zonës.

“Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, njofton Policia e Shkodrës. /a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›