E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lendim i tmerrshem i Valencias

Lajme te keqija per Manchester Unitedin e menaxherit Alex Ferguson. Gjate pjeses se dyte te ndeshjes te se martes mbrema ne Ligen e Kampioneve kunder Glasgow Rangers 0-0 Luis Antonio Valencia ka pesuar nje lendim te rende ne kemben e majte gjate nje ballafaqimi me kundershtarin Broadfoot ne minuten e 62-te.

Diagnozat e para flasin per nje carje te rende ne nyje te kembes. Perfaqesuesi ekuadorian eshte nxjerre nga fusha me nje barele dhe me maskote te oksigjenit ndersa ne vend te tij eshte futur ne fushe veterani Ryan Giggs. 25 vjecari eshte operuar te merkuren. Sipas te gjitha gjasave per Valencian sezoni ka perfunduar. I brengosur per futbollistin e tij eshte dukur menaxheri Sir Alex Ferguson.

Ai ka shkuar ne spital. Kishte nje ndrydhje dhe nje carje eshte nje ngjarje e rende. Ai do te mbetet jashte per nje kohe te gjate. Ishte nje perballje joarmiqesore dhe nuk e prisnim kete. Eshte nje lendim i njejte me ish sulmuesin Alan Smith te cilin e kishte pesuar ne vitin 2006 keshtu qe Valencia do te jete jashte per pjesen e mbetur te sezonit tha trajneri skocez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›