Lëndimet e Milanit, fillojnë me Allegrin

Kur nuk ka nisur ende sezoni i ri Milan shqetësohet që tani për dëmtimet në ekip. Pas një sezoni ku pati disa dëmtime dhe mungesa të rëndësishme edhe faza përgatitore në vigjilje të sezonit 2013-2014 ka filluar jo mirë për kuqezinjtë.
Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë rradhë nuk bëhet fjalë për dëmtimin e ndonjë futbollisti por të vetë trajnerit Massimiliano Allegri. Tekniku livornez pësoi një tërheqje muskulare të lehtë në kofshë çka e detyroi të çalonte pak. Ngjarje kjo që rrallë herë na ndodh ta shohim në futboll.
Për këtë arsye drejtimin e skuadrës e morën ndihmësit e Allegrit./Indeksonline/