E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëndimi i tmerrshëm i futbollistit norvegjez

Ylli i futsallit norvegjez, Daniel Stemsland ka pësuar një lëndim të rrallë por të tmerrshëm. Norvegjezi i ri në një ndeshje kampionale në futsall u shtang për në një moment kur u rrëzua në parket. Pas rrëzimit të tij ai pa në këmbë copa të drurit të futura në këmbën e tij.

Lëndimi ishte aq i rëndë sa që copat e drurit kishin kaluar në të dy anët e këmbës. Futbollisti thuhet se ka humbur vetëdijen nga dhimbjet e mëdha ndërsa është futur në operacion.

Ky lëndim thuhet se mund të ndikoj në karrierën e tij pasi që ka gjasa që ai mos të mund të kthehet më në futboll./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›