Leo Mesi kapet mat me një striptizere

Pas problemeve me administratën tatimore spanjolle, shtohen telashet për Lionel Mesin. Super ylli i Barcelonës dhe i kombëtares argjentinase u kap në një pozicion kompromentues me një striptiste bionde në Las Vegas.
“Fotoja vë në rrezik martesën e Lionel Mesit”, - ishte kryetitulli i revistës argjentinase “Pronto”, e cila kishte ekskluzivitetin e fotove, që rrezikojnë marrëdhënien në çift për “Pleshtin”. Brenda shkrimit thuhet se “Leo dhe Antonela, nëna e Tiagos, djalit të tij, janë duke përjetuar një krizë serioze”. Fotot janë marrë në një mbrëmje private të organizuar në një hotel luksoz në Las Vegas nga ish-ylli brazilian Ronaldo. Mesi ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luajtur në një ndeshje bamirësie në Çikago.
Ndërsa në muajin shtator pritet të zhvillohet edhe seanca e parë e gjyqit të hapur kundër Mesit dhe babait të tij, që sipas prokurorisë spanjolle, të dy u kanë iku taksave, duke i shkaktuar një dëm shtetit spanjoll prej më shumë 4 milionë euro. Një burim pranë familjes Mesi ka deklaruar se sulmuesi i Barcelonës pritet ta paguajë këtë shumë, plus gjobën, vetëm e vetëm që mos përballet me gjykatën, transmeton Ballkanweb.
Në harkun kohor të pak muajve duke se Mesit nuk po i ecën fare. Si fillim dëmtimi, më pas evazioni fiskal dhe së fundmi tani edhe fotoja kompromentuese me një striptiste. /Indeksonline/