E Diel, 1 Nëntor 2026

Leonora: Une nuk kopjoj, Alisia me ka vjedhur kengen

Kengetarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi, mohon te kete "huazuar" nje kenge nga kengetarja bullgare, Alisia. Ajo ka shpjeguar per kosovaren Express se teksti i kenges se saj "Ky eshte fundi" eshte shkruar ne shkurt, kurse incizimi i kenges eshte bere ne mars te ketij viti. Nderkaq, sipas saj, kenga e bullgares eshte nje realizim i muajit korrik. "Titulli i kenges eshte quajtur 'Aleat', po ne fund eshte ndryshuar ne: 'Ky eshte fundi', ndryshim i bere me insistimin tim. Teksti eshte shkruar nga Avni Qahili, qe eshte autor i shume teksteve te mia", ka shkruar Leonora Jakupi, ne letren derguar Express-it. Vetem dy dite me pare, Express Online ka publikuar nje shkrim te botuar ne ShqipMedia, ku thuhej se Jakupi e ka vjedhur kengen "Ky eshte fundi" nga kengetarja bullgare, Alisia. "Incizimi i pare i kenges eshte bere ne fillim te marsit te ketij viti. Kurse projekti i videoklipit (spotit televiziv) ka zgjatur nje muaj per fazen e pergatitjes dhe regjistrimin. Ka pasur disa skena te xhiruara dhe ka perfunduar ne fund te prillit. Ky videoklip ka dale ne maj ne te gjitha televizionet ne Kosove dhe Shqiperi. Per ata qe jane pak te vemendshem per muziken, madje dhe me datat shihet qarte, se kenga ime eshte e vjedhur totalisht nga nje kengetare bullgare me emrin 'Alisia'", ka thene Jakupi. Kengetarja ka thene se ajo asnjehere nuk ka huazuar apo bere plagjiature. "Ne karrieren time i kam paguar te gjitha kenget pa sponsor, dhe i kam realizuar me mundin tim", ka shtuar me tej ajo. Kenga ne bullgarisht e Alisias titullohet "Shte ti dam". Nuk eshte hera e pare qe nisin debate te kesaj natyre, jo vetem ne tregun muzikor shqiptar, por edhe me gjere. Me pare ajo ka kopjuar edhe disa kenge te Adelina Ismailit, duke i bere hite ne Bullgari. Nga ana tjeter, Leonora e ka nisur rrugen e saj ne muzike vite per pare dhe nuk i eshte dashur shume mund per te depertuar drejt suksesit dhe fames. Ajo, fale kengeve dhe po ashtu paraqitjes mjaft te pelqyer, eshte futur shpejt ne zemrat e publikut kosovar dhe shqiptar njekohesisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›