Leroy Sané, marrëveshje me Gallatasaray

Leroy Sané ka refuzuar ofertën për rinovim nga Bayern i Mynihut dhe do të bashkohet si lojtar i lirë me Gallatasarayin. Klub turk i ka ofruar 29-vjeçarit një kontratë 3-vjeçare me pagë 15 milionë euro neto në vit. Ai nuk do të luajë me Bayern në botërorin e klubeve në Shtetet e Bashkuara.
Leroy Sané do të largohet nga Bayern si lojtar i lirë dhe do të bashkohet me Gallatasarajin e Stambollit me një kontratë trevjeçare. Sulmuesi i krahut ka njoftuar klubin bavarez se nuk do të nënshkruajë rinovimin e ofruar dhe nuk do të jetë në dispozicion për botërorin e klubeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas rënies dakord parimisht me Gallatasarajin dhe pas bisedimeve të fundit të të mërkurës, klubi turk dhe lojtari ranë dakord për kontratën trevjeçare për 15 milion euro neto në vit.
Oferta e përmirësuar nga Bayern ishte 12 milion euro fiks plus 3.5 milion euro bonuse, çka u refuzua nga Sane. Me heqjen e dy prej pagave më të larta si pasojë e largimit të Thomas Müller dhe Sané, Bayern ka tani rrugën e hapur për të tentuar afrimin e një sulmuesi krahu të profilit të lartë.
Preferenca është Niko Ëilliams i Athletic Bilbao, i ndjekur nga Barcola i PSG, ndërkohë që largimi i mundshëm i Kinglsey Coman dhe Kim Minjae mund të hapë edhe mundësi të tjera. Koreani kërkohet nga Al Nassr dhe si lojtari, ashtu edhe Bayern, nuk janë kundër transferimit.