E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Nuk tërhiqemi nga tranparenca

Deputetja e PS-së Valentina Leskaj ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës për të mos u tërhequr nga greva dhe protestat derisa kryeministri Berisha të ofrojë një zgjidhje. Duke folur në protestën e radhës së PS-së Leskaj theksoi se opozita do të jetë këtu më e vendosur se kurrë derisa kryeministri Berisha të plotësojë kërkesat e saj për transparencën e zgjedhjeve. Sipas saj opozita është e vendosur në frontin ndaj të keqes duke theskuar se sot Shqipëriaështë më e varfër se dje prandaj edhe opozita ndodhet këtu për t'u kursyer të tatëpjetën.
"Grevistët po bëjnë sakrifica për të gjithë ne. Forca jonë qëndron tek rezistenca. Vendosmëria është përballja më e mirë", ka deklaruar Leskaj duke shtuar se rezistenca e opozitës është shpëtimi i Shqipërisë dhe integrimi i saj në strukturat europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›