E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: PS të bëjë publik që tani kandidatët për deputet, jo koalicion me LSI-në

leskajNjë prej figurave me te njohura te PS, Valentina Leskaj, duke folur në emisionin “Intervista”, ka mbështetur idenë e bashkimit ne nje koalicion te te gjitha forcave qe sot janë ne opozite per te rrezuar kryeministrin Berisha ne zgjedhjet e qershorit 2013.

Sipas Leskajt, pjese e kësaj aleance mund te jene edhe partitë e reja FRD dhe AK, por jo LSI, e cila sot është pjese e pushtetit. Leskaj ka deklaruar se publikimi i listës se deputeteve qe ne keto momente do te ndihmonte fitoren e 23 qershorit.

Si kryetare e komisionit te Medias dhe Arsimit Leskaj ka kritikuar buxhetin e qeverise për 2013, i cili ka parashikuar fondin me te ulet ne 15 vitet e fundit per arsimin. Sipas Leskajt, per shkak te politikes se ndjekur nga qeveria Berisha, nje nga problemet me te mprehta ne arsim sot është niveli shqetësues i anafalbetizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›