E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj PS voten kunder PD ende pezull. Berisha shmang komentet

Loja e shifrave

Kandidatura e Bujar Leskajt e propozuar nga Presidenti Bamir Topi per kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit pritet te rrezohet nga ana e grupit parlamentar te Partise Socialiste. Mesohet se nje vendim i tille eshte marre ne mbledhjen e kryesise se grupit te PS-se ku paraprakisht qendrimi eshte qe vota e opozites ne Kuvend do te jete kunder Leskajt. Por nje qendrim publik ne nje lidhje me kete ceshtje ende nuk ka nga ana  e socialisteve pra ky nuk eshte perfundimtar. Nuk dihet pse PS-ja mban nje qendrim te tille mbase lidhet me faktin se vota pro mund te perdoret nga kryeministri Berisha si fakt per akuzat e tij per bashkepunim pra aleance mes PS-se dhe Presidentin Topi. Kjo ndoshta lidhet dhe me faktin se Leskaj ka qene ish-deputet i PD-se. Socialistet abstenuan dy jave me pare edhe ndaj kandidatures tjeter te Presidentit per caktimin e Sali Shehut si kryetar te KLSH-se. Asnje nga opozita nuk votoi pro ketij emri madje pati dhe deputete te PS-se qe votuan kunder emrit te tij. Mazhoranca nderkohe eshte ende e pavendosur per emrin e dyte te paraqitur nga Topi per kreun e KLSH-se i cili serish eshte nje ish-deputet i PD-se. Ndryshe nga Shehu Leskaj eshte i diplomuar per ekonomi dhe mban graden doktor ne financa. Pra kriteri profesional eshte i plotesuar. Vete kryeministri Sali Berisha ka shmangur komentet ne lidhje me dekretin e Presidentit ndryshe nga sa veproi me emrin e Sali Shehut. Kryeministri i vendit Sali Berisha i cili dje mori pjese ne perurimin e nenstacionit te ri Tirana 2 ka preferuar te mos komentoje dekretin e djeshem te Presidentit Topi per kreun e KLSH-se. Shefi i qeverise duke iu pergjigjur interesit te gazetareve ka deklaruar shkurt se Kur merrem me vepra nuk merrem me fjale. Ne dekretin e pare per kreun e KLSH-se vota pro brenda mazhorances ishte ajo e Gazmend Oketes. Por edhe nga brenda deputeteve te PD-se dhe aleateve te saj mund te kete luhatje te votave ndaj kandidatures se Leskajt. Kjo per faktin se ai ka qene deputet i tyre dhe minister Kulture si dhe jo perhere mazhoranca mund te dale kunder kandidaturave te prodhuara nga vete ajo. Pro emrit te tij mund te votojne dhe aleatet e PD-se. Nje prej tyre eshte deputeti i PDIU-se Dashamir Tahiri e konsideron kandidaturen e Bujar Leskajt si teper te pershtatshme per te kryesor kete institucion te rendesishem shteteror. Leskaj eshte nje kandidature e shkelqyer per KLSH-ne jo vetem per shkak te profesionalizimit te larte por edhe per mbeshtetjen e madhe dhe pershtypjen e mire qe ka lene si politikan - theksoi deputeti i Vlores pjese e mazhorances qeverisese duke shprehur hapur voten e tij pro kesaj kandidature. Tahiri thekson se per kete kandidature shpreson te gjeje edhe mbeshtetjen e kryetarit dhe njekohesisht deputetit te kesaj partie Shpetim Idrizit. Deputete te Partise Demokratike te kontaktuar nga gazeta u shprehen dy dite me pare se ende grupi parlamentar i kesaj partie nuk ka marre nje vendim sesi do te reagoje ndaj ketij dekreti te Presidentit. Por ajo qe eshte e sigurt ne kete proces lidhet me veshtiresine qe pritet te hase grupi i PD-se ne marrjen e ketij vendimi. Kjo sepse Leskaj eshte nje anetar i PD-se dhe jo vetem kaq por edhe i zgjedhur nga kongresi i demokrateve nje vit me pare si pjesetar i Keshillit Kombetar te PD-se. Ne kete kuader Leskaj ka marre pjese ne te gjitha mbledhjet e ketij forumi duke marre pjese edhe ne votimin e kryesise se re te kesaj partie. Te henen pritet te mblidhet grupi parlamentar i PD-se. Lideri i PD-se Berisha mund te jape qendrimin e tij mbi kandidaturen e Presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›