E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Ç`do qytetar ndihet i fyer nga KQZ-ja

“Sot cdo shqiptar ndihet i fyer, në këtë përpjekje që po ndodh në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve”. Kështu deklaroi deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj, e cila në një prononcim për “Ora News”, theksoi se protesta në Elbasan do të vijojë, deri sa vullneti i qytetarëve të marrë meritën e duhur dhe jo të vidhet.
 

Qytetarë të revoltuar janë bashkuar së bashku në këtë demostratë, ku së bashku me drejtues së PS-së, kanë bllokuar një nga rrugët hyrëse të qytetit.
 

“Cdo qytetar ndihet i fyer sesi sillet KQZ-ja, e cila duhet të ishte gjykatëse. Kjo ka të beje me fyerjen e votës” theksoi me tej deputetja Leskaj, duke akuzuar këtë institucion, ku sipas saj, ka kryer një akt antiligjor dhe të turpshëm.

Ne kete situate te tensionuar, mbeshtetesit  PS-se po tubojne paqesisht, ndersa forcat e policise po vijojne te vezhgojne me vemendje tere itenerarin e tyre.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›