E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj i KLSH: Dëmi më i madh te ARMO, 5 miliardë lekë

Kontrolli i Lartë i Shtetit është zhvendosur në qytetin e Vlorës ku po zhvillon edhe analizën vjetore dhe do të qëndrojnë aty për dy ditë me radhë.

Kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj vlerësoi punën dhe performancën e institucionit, por shtoi se ka ende shumë për të bërë.

“Janë rritur kallzimet 2.8 herë për zyrtarë që kanë abuzuar me detyrën. Dëmi më i madh i vlerësuar është ai në kompaninë ARMO, me 5 miliardë lekë” ka theksuar Bujar Leskaj në fjalën e tij.

Ndërkohë tha se më shumë se 40 përqind e auditimeve janë kryer në organet e qeverisjes vendore. Por kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet që do të mbahen në qershorin e këtij viti.

Duket se nuk do të ketë vetëm punë për punonjësit e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sot në programin e tyre është parashikuar një vizitë në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë, ndërsa ditën e nesërme, ata do të shohin një shfaqje të estradës së këtij qyteti.

Kështu, punë dhe argëtim, do të jetë më mirë për kontrollin e Lartë të Shtetit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›