E Diel, 8 Nëntor 2026

Leskovik, 40-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvarur

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Leskovik. Një 40-vjeçari ka dhënë fund jetës. Sipas informacioneve 40-vjeçari është gjetur i varur.

Ka qenë telefonata e një banori të zonës që ka lajmëruar policinë e Kolonjës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet edhe dëshmia e familjarëve.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›