E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Letër bombë në Ambasadën e Ukrainës në Madrid, plagoset punonjësi

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë të mërkurë në Ambasadën e Ukrainës në Madrid. Një letër bombë ka mbërritur pak më parë pranë ambasadës por nuk ka kaluar në skaner. Letra bombë iu dërgua ambasadorit, por u hap nga roja e Ambasadës i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi.

Në vendngjarje mbërriti Tedax, një njësi e udhërrëfyesve të qenve dhe e policisë kriminale të Policisë Kombëtare, të cilat po kryejnë kontrollin vizual të vendit. Hetimin për gjetjen e autorit e ka marrë në dorë Brigada e Informacionit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›