E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Letërporosi për të penduarin, SPAK kërkon të zbardhë implikimin e bandës së Laert Haxhiut në trafikun e drogës

Pas dëshmisë të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, Prokuroria e Posaçme pritet të nisë letërporosi tek autoritetet ndërkombëtare për të pakten 2 linja të trafikut të drogës.

Bashkëpunimi me të huajt mund të hedhë dritë mbi rolet dhe personat e përfshirë në shitjen e lendeve narkotike dhe emrat e personave që kane dalë pas dëshmisë së Tafanit.

Artan Tafani, autori i grabitjes së 30 mijë eurove në Tirane, rrëfeu 6 vrasje: 4 në shqipëri dhe 2 në Greqi, të organizuara nga grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhia.

Ky i fundit ndodhet në burg në Greqi, ndersa pala shqiptare po punon për ekstradimin e tij në vendin tone.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›