E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letoni zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme

Ne Letoni po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. 1.5 milione shtetas do te vendosin per 100 deputetet e rinj ne parlamentit ne Riga. Zgjedhjet ne shtetin balltik zhvillohen pas nje sere krizash ekonomike ndersa rezultatet e votimit do te percaktojne nese vendi do ti permbahet programit te FMN-se per zbatimin e masave te kursimit dhe hyrjen ne perdorim te monedhes euro ne 2014.

Kryeministri Valdis Dombrovskis eshte shprehur se nese fiton shumicen deshiron te qeverise me partite e koalicionit aktual elektoral. Por anketimet e fundit tregojne se nje parti e dominuar nga pakica ruse ka fituar terren duke u renditur e dyta pas koalicionit qeverises.

Edhe pse rreth 1/3 e popullsise flet rusisht partite etnike letoneze nuk kane qene te gatshme per te bashkepunuar me partine perfaqesuese te tyre per shkak te pushtimit 50- vjecar sovjetik.

Ekonimia e Letonise nje vend anetar i Bashkimit Europian ishte ne recesion te larte vitin e kaluar kur shkembimet tregetare shenuar nje renie te madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›