E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Rames per Withers


Fort i nderuari Ambasador Withers. Ju shkruaj në emër të shumë njerëzve që e lexuan me vëmendje e respekt të thellë letrën Tuaj publike dhe dëshiroj t'Ju them, që në krye të herës, se të gjithë ata që unë njoh ruajnë prej Jush mbresat e shkëlqyera të një miqësie të posaçme, të cilën Ju e ndërtuat me shqiptarët në vitet e shërbimit Tuaj këtu si një shprehje të prekshme të miqësisë së madhe mes Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara.

Shtypi i së dielës boton një letër që kryetari socialist Edi Rama i ka dërguar ish-ambasadorit Xhon Withers në të cilën ai shpreh konsideratën e tij të lartë për kohën e shërbimit të ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri. Letra e Ramës vjen si përgjigjie ndaj letrës që ish-ambasadori Xhon Withers i dërgoi gjithë shqiptarëve pak ditë më parë me ndihmën e Top Channel. Në letrën e Ramës thuhet:

”I kujtoj i dashur mik bisedat tona të shumta gjithnjë interesante dhe do ta çmoj gjithnjë sinqeritetin e tyre, ky i sotmi është rasti për të thënë se koha Ju ka dhënë të drejtë edhe për ndonjë çështje ku nuk kemi pasur dakordësinë që ka karakterizuar vijimësisht marrëdhënien tonë të punës. Ju jam mirënjohës për këndvështrimet kritike që dashamirësisht më keni bërë me dije, në ato raste të pakta por jo të parëndësishme kur na është dashur të debatojmë për ecurinë e punëve në këtë vend dhe Ju siguroj se e vlerësoj si një nderim ndaj miqësisë sonë të qenit Tuaj i drejtëpërdrejtë në shprehjen e mosdakordësisë për të ndihmuar në mbarëvajtjen e gjërave.”

Më pas Rama shkruan se në letrën e Withers është nënvizuar fakti i  patjetërsueshëm se Shtetet e Bashkuara thonë të vërtetën. E në të vërtetë kjo i ka bërë Shtetet e Bashkuara mikun më të madh të të gjithë qytetarëve të kësaj bote që aspirojnë liri, të drejta, demokraci e mirëqeverisje, dhe armikun e të gjitha forcave e individëve që ushtrojnë influencë, presion, terror, mbi liritë njerëzore e mbi shoqëritë ende të paçliruara prej regjimeve antidemokratike apo pushteteve hibridë kudo në botë. Rama përmend problemet e Shqipërisë me integrimin në Bashkimin Europian duke thënë se ne këtu jemi në vigjiljen e humbjes së përsëritur të provimit të Brukselit për statusin e vendit kandidat. Fund i hidhur i një tjetër viti shansesh e mundësish të humbura në një krizë që është njëkohësisht edhe një mundësi e jashtëzakonshme ndryshimi në drejtimin e duhur.

“Kjo mundësi s'duhet humbur, kjo krizë s'duhet as të zgjatet dhe as të mbetet pa hapur rrugën e ndryshimit të duhur, për të cilën ne kemi propozuar një pikënisje, një hap, një drejtim të përbashkët me disa stacione lehtësisht të arritshme, ku duhet të gjejmë mirëkuptimin e munguar në dobi të Shqipërisë e për të e të gjithë shqiptarëve. Të cilët meritojnë një përpjekje sinfonike të klasës politike për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme; për një parlament funksional; për reforma shtetndërtuese me standartet e Bashkimit Europian; për institucione të pavarura; për një drejtësi të çliruar nga thonjtë e pushtetit e të korrupsionit dhe për lirinë e garantuar të gojëve të hapura të kundërshtisë. Si edhe po ashtu, për çlirimin e vetvetes nga cilido politikan që sot apo nesër, kërkon të kapet pas pushtetit përmes mashtrimit.Në këtë sens edhe çka u botua dhe komentohet mes shqiptarëve, prej konstatimeve e shqetësimeve shumë serioze të shtetit Tuaj, meriton sipas nesh të adresohet politikisht, me një gjest publik të të gjithë të zgjedhurve shqiptarë, për të lehtësuar veten e popullin tonë nga barra e padurueshme e një fajësie që s'mundet në asnjë mënyrë të mbetet kolektive, ndërkohë që Shqipëria vuan triumfin e kulturës së pandëshkueshmërisë.”

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Debate brenda PS
Deputetët Socialistë, Arben Malaj dhe Andis Harasani janë takuar me një grup socialistësh në qytetin e Vlorës, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe qëndrimet e tyre. Alibeaj: Presidenti dhe Kushtetuta
Enkelejd Alibeaj, deputet demokrat i komisionet të ligjeve dhe ish-Ministër i Drejtësisë, mendon se kushtetuta e vitit 1998 dështoi në formulën e zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, standardi i ulët i përzgjedhjes nxorri në ballë të skenës figura që nuk kanë ditur të jenë agresive në uljen e gjakrave politike dhe nuk kanë folur kurrë atëherë kur duhej. Klientelokracia ka “kapur” pavarësinë
Ermelinda Meksi - Në Raport-Progresin e BE-së për vitin 2010 për herë të parë theksohet me shqetësim se: “Politikat prociklike të financave shqiptare - përbëjnë një risk të vazhdueshëm për zhvillimin e vendit” ( Fq.48). John Withers dhe dinjiteti
Ilir Yzeiri - Do të kisha dashur shumë që këtë shkrim ta ndërtoja në formën e një letre të hapur për ish-ambasadorin J. Withers, por druaj se kështu do të bija në një plagjiaturë jo fort të pëlqyeshme dhe se do të ngjaja me një shqiptar emfatik dhe të leshtë që, një e dy, e gjen si formë më të thjeshtë letrën e hapur për të shfaqur brishtësinë e individualitetit dhe dobësinë e qenies. Elez Biberaj dhe “Shqipëria në Tranzicion”
Gazetari i njohur Elez Biberaj ka sjellë opinionin e tij mbi dy dekadat pas rënies së regjimit komunist, përmes librit “Shqipëria në Tranzicion”.

Lajmet kryesore

Ceremoni zyrtare për lamtumirën e fundit të Alisë
Funerali, ditën e sotme
Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Pogradec, babai vret të birin me sëpatë
Borxhet kërcenojnë ekonominë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›