E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Letra nga ferri” i regjimit komunist, ekspozita me dorëshkrimet e atyre që vuajtën në burgjet e diktaturës

“E dashur nënë, mirë je? mos rri me mendje të ngritur, unë jam gjallë… Këto janë disa prej rreshtave të shkruar nga Kaso Hoxha një i burgosur politik. këto shkrime shumë të tjera vijnë të ekspozuara për herë të parë nga Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Letra këto që mbartin nën rreshta një të vërtetë të madhe.”

Murat Basha, është një tjetër i burgosur i regjimit. Nipi i tij i cili mban të njëjtin emër, rrëfen se në familjen e tij ende ndjehen gjurmët e asaj të kaluare. Ndaj sot ai ka vetëm një kërkesë.

“Jam rritur me kujtime që më tregonte babai im, përveçse atyre që kishte jetuar me të atin por dhe atyre që ka jetuar vetë, sepse im atë ka bërë dy herë burg politik. respekt e mirënjohje kërkojmë jo lëmoshë, sepse atë që ata kanë bërë e kanë bërë për atdheun dhe jo për lëmoshë”, tha ai.

Dhjetëra dorëshkrime, dokumente dhe materiale audiovizive na rikthejnë pas në kohën e regjimit komunist. Pamundësia e komunikimit, torturat në kampet e regjimit dhe një serë peripecish të kaluar në burgje vijë si një libër i hapur në ekspozitën “Letra nga ferri”.

“Nuk janë thjeshtë letra, një pjesë të paktën e tyre që po ankohen, por janë letra që kanë gjuhë proteste kundër regjimit dhe që në atë kohë mund ta paguaje shumë shtrenjtë. Kurajo për mua është rrëqethëse dhe vlente dëshmohet njerëzve që njerëz në të tilla kushte gjejnë kurajo të reagojnë. dhe në qoftë se ne u tregojmë njerëzve raste të tilla kurajo, Reagimi për mua është gjeja më e mirë që i përcjellim brezave të rinj”, u shpreh Ergys Mërtiri, kurator i ekspozitës.

Për drejtuesin e institutit të krimeve dhe pasojave të komunizmit këto letra vijnë si dëshmi e gjallë e historisë së vendit tonë.

“Ajo që duam të bëjmë ne është të përcjellim të plotë përmasat e krimit komunist ndaj shoqërisë shqiptare. Mënyra më e mirë për ta bërë është ta rrëfejmë atë nga këndvështrimi i viktimave”, tha Çelo Hoxha.

Ekspozita “Letra nga ferri” është e hapur për të gjithë publikun në ambientet e piramidës së Tiranës. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›