E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Letrat shqipe në zi, ndahet nga jeta shkrimtari, Nasho Jorgaqi

Letrat shqipe kanë humbur një nga emrat më të njohur, shkrimtarin Nasho Jorgaqi. Ai është ndarë nga jeta sot pasdite në Tiranë. Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier, më 30 tetor. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe  “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Jorgaqi la pas një sërë botimesh letrare, skenarë filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore. Disa nga veprat e tij janë  “Dashuria e Mimozës”,”Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime” etj. Jorgaqi ka studiuar edhe veprimtarinë letrare të Fan Nolit, me veprën “Udhëtim me Fan Nolin”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›