E Diel, 1 Nëntor 2026

Levan/ Digjet një banesë e pabanuar, zjarrfikësit në vendngjarje

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Levan.

. Banesa e bashkëshortëve Sulejmani dyshohet se ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Më herët, Bajram Sulejmanit iu dogj punishtja e mobilerisë nga zjarri i së premtes në Levan./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›