Levandovski tre gola, Bajerni bën “poker”

Dortmundi thërret e Bayern përgjigjet duke u rikthyer në +6 ndaj verdhezinjve në vendin e parë në renditje. Në ndeshjen e vështirë (të paktën në letër) jashtë fushe kundër një Këlni të mbrojtur nga tre fitore radhazi, ndërsa skuadra e Nagelsmann vjen nga nokauti në shtëpi kundër Gladbach, janë Leëandoëski dhe Tolisso ata që nënshkruajnë një-dy midis 9’ dhe 25’.
Më pas reagojnë vendasit dhe mbyllin diferencën në minutën e 31-të me Uth-in, por VAR kujdeset të anulojë golin për pozicion jashtë loje. Duke i shpëtuar rrezikut, bavarezët administrojnë avantazhin e dyfishtë dhe në fillimin e pjesës së dytë prekingolin e tretë me Musialën që godet shtyllën. Është vetëm çështje kohe dhe një super Leëandoëski mendon ta mbyllë ndeshjen plotësisht: golat në minutat 63 dhe 74 për tripletën e tij personale, që sjell edhe 23 gola në Bundesligë.