E Martë, 3 Nëntor 2026

Leverkusen në fluturim, një tjetër fitore dhe +8 ndaj Bayern

Bayer Leverkusen nuk ndalet kurrë. Në raundin e 22-të të Bundesligës, skuadra e Xabi Alonso triumfoi 2-1 në fushën e Heidenheim, duke e zgjatur serinë e ndeshjeve të pamposhtura në tridhjetë e dy. Aspirinat e  e thyen ngërçin në minutën e 47-të me Frimpong, më pas Adli dyfishoi epërsinë në minutën e 81-të pas një shpikjeje të Ëirtz.

 Goli i Kleindienst në minutën e 86-të shërbeu sa për statistikë për vendasit. Në ndeshjet e tjera, të cilat  u ndërprenë (dhe më pas rifilluan), sërish për shkak të protestave të tifozëve, Stuttgart rrëmbeu një fitore 2-1 në fushën e Darmstadt. Union Berlin, 1-0 në transfertë përballë Hoffenheim. Dortmund u ndal në një barazim 1-1 në fushën e Wolfsburg, ndërsa Mainz mundi 1-0 Augsburgun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›