E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizja Shqiperi-Maqedonivetem me leternjoftime

Qeveria e Maqedonise miratoi mbreme marreveshjen per levizjen e lire te qytetareve te Maqedonise dhe Shqiperise vetem me leternjoftime.

Zedhenesi i Qeverise Muhamet Hoxha deklaroi per Ina se i eshte dhene drite jeshile propozim-ligjit per ratifikimin e Marreveshjes ndermjet Qeverise se Republikes se Maqedonise dhe Keshillit te ministrave te Republikes se Shqiperise per levizjen e ndersjellte te shtetasve te te dyja vendeve.

Me ratifikim dhe hyrjen ne fuqi te kesaj Marreveshje shtetasve te te dyja vendeve iu mundesohet kalimi i kufirit me leternjoftim biometrike. Me marreveshjen gjithashtu iu mundesohet qe ne territorin e vendit tjeter te hyjne dhe te qendrojne me se shumti 90 dite ne periudhe prej 180 diteve. Kjo marreveshje qe eshte nenshkruar ne muajin dhjetor te vitit te kaluar nga ana e dy ministrive per pune te jashtme ne Tirane do te thelloje me shume bashkepunimin e ne mes dy vendeve dhe eshte edhe nje hap perpara per bashkepunimin rajonal deklaroi Hoxha.

Marreveshje per udhetime vetem me leternjoftime tashme ka hyre ne fuqi me Serbine ndersa pritet firmosja e saj edhe me Kosoven dhe vendet e tjera te rajonit. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›