Lëvizja Vetëvendosje!: Shoqatat e dala nga lufta e Thaçit, për interesa personale
Nga Lëvizja Vetëvendosje!*
Prishtinë, 2 Qershor 2010 NOA - Të ashtuquajturat Shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, respektivisht udhëheqjet e tyre të ngushta, me reagimin e tyre të sotshëm ndaj Lëvizjes Vetëvendosje! vetëm sa e kanë përforcuar mendimin tonë se, në të vërtet, ato nuk kanë mbetur gjë tjetër veçse Shoqata të dala nga lufta e Hashim Thaçit për interesa personale. Përkundër anëtarësisë së thjeshtë dhe luftëtarëve të devotshëm të lirisë, familjet e të cilëve jetojnë në kushte të rënda ekonomike, udhëheqësit e këtyre shoqatave nuk dallojnë shumë nga shoku i tyre kryeministër i cili i ka futur në qeveri.
Në këtë reagim, të cilit do tia kish lakmi çdo zyrtar i UNMIK-ut, duke aluduar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, thuhet se gjithçka ndodh në protesta në të cilat nuk është lajmëruar policia, përgjegjësinë e marrin organizatorët. Ky formulim e nxjerr udhëheqjen e këtyre shoqatave në të njëjtën anë kriminale me vrasjet e UNMIK-ut më 10 shkurt 2007. Ky qëndrim i bën fajtorë vetë Arben Xheladinin dhe Mon Balajn për vrasjet që iu bënë atyre nga UNMIK-u dhe me bekimin e Grupit Negociator të Kosovës, pjesë e të cilit ishte edhe shefi i shoqatave, Hashim Thaçi.
Përveç kësaj, formulimi në fjalë qëndron në anën e kriminalizimit që EULEX-i është përpjekur tia bëjë Albin Kurtit. Apo njëfarë versioni i stërkequr i deklaratës së Jakup Krasniqit se Albin Duhet të jep përgjegjësi morale për 10 shkurtin. UNMIK-u që vetë kishte vrarë filloi persekutimin e Albin Kurtit. Kurse tash këtë rast e ka rihapur EULEX-i. Shoqatat e Hashim Thaçit nuk kanë bëzajtur gjatë këtij procesi politik. Por ato menjëherë janë hallakatur pas ndërhyrjes së EULEX-it në pronat e ministrit Fatmir Limaj. Mjafton ky anim krejtësisht joparimor për ta kuptuar ku pi ujë udhëheqja e Shoqatave. Kur po ndiqej Albini dëgjonim për sundim të ligjit. Kur po hetohet Fatmir Limaj u kall dynjaja.
Tash kur EULEX-i ka filluar tua tregojë dhëmbët shokëve të korruptuar të udhëheqësve të Shoqatave, tash ka ardhur koha e riaktivizimit të patriotizmit, kërcënimit të EULEX-it dhe integritetit territorial të Kosovës. Kur EULEX-i nuk po i prekte politikanët aktualë, gjithçka ishte në rregull për Shoqatat. Ky është fakt i mjaftueshëm se udhëheqjet e këtyre Shoqatave i kanë instrumentalizuar organizatat të cilat i udhëheqin për interesa të politikës zyrtare. Kurse anëtarësia e thjeshtë po bëhet mish për top për interesat e Hashim Thaçit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! i thërret Shoqatat le të mos frikësohen nga hetimet e EULEX-it. Asnjë shok i tyre politikan nuk do të arrestohet. E tëra po bëhet që bashkë me dosje në dorë ti dërgojnë politikanët në negociata me Serbinë për më shumë koncesione në kurriz të Kosovës. Dhe ata, meqë janë të korruptuar deri në maje të hundës, do të shkojnë dhe do të pranojnë gjithçka tiu kërkohet. E Shoqatat, nëse përnjëmend janë Shoqata të UÇK-së, duhet të distancohen nga ata që e kanë shitur luftën çlirimtare për interesa personale dhe që e kanë çarmatosur e shkatërruar UÇK-në.
(*) Kjo kumtesë e Lëvizjes Vetëvendosje!, vjen si reagim ndaj deklaratave të OVL të UÇK-së lidhur me qëndrimet e Lëvizjes ndaj protestave në Mitrovicë
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")