“Lëvizja e Legalitetit” ankimin në KAS, kërkon rinumërim të votave në disa KZAZ për këshillin bashkiak Tiranë dhe Dibër

Partia Lëvizja e Legalitetit ka bërë dy ankimime në KAS që lidhen me disa KZAZ për numërimin e votave për Këshillin Bashkiak Tiranë dhe atë Dibër.
Partisë Lëvizja e Legalitetit ka kërkuar rinumërim të votave në këto KZAZ, pasi sipas saj “rezulton mospërputhje mes numërimit të votave të dala në ekran me numrin e votave të hedhura në proces-verbal.
Për këshillin bashkiak Tiranë, PLL kërkon që në KZAZ-të nr 29, 37 dhe 41 të numërohen edhe njëherë qendrat e votimit.
Edhe për këshillin Bashkiak Dibër, PLL pretendon se në KZAZ 19 “ rezulton se në përllogaritje të rezultatit nuk është parashikuar në rezultat QV 1100, kutia e së cilës sipas proces verbalit është dëmtuar gjatë transportit. Ne kërkojmë numërim të saj dhe shpërndarjen e votave për subjektet zgjedhore”.
KA PLL ora 14 05 by Rtsh Faqe on Scribd
KA PLL ora 14-00 by Rtsh Faqe on Scribd
/rtsh.al/