E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lëvizjet në polici/ Ja emri që pritet të emërohet në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

Dritan Dorda është komanduar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, ndersa Muhamet Rrumbullakut pritet te caktohet drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Burime të sigurta i thanë Vizion Plus se Dritan Dorda do e mbajë këtë post deri në zgjedhjen e një emri të ri.

Dritan Dorda deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Elbasan – Korçë të SHÇBA-së.

Këto emërime pritet të bëhen publike në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e mërkurë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›