E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë (EMRI)

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kavajë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në qytet.

Sipas njoftimit, gjatë operacionit policor të zhvilluar në lagjen nr. 2, shërbimet e Komisariatit të Kavajës lokalizuan dhe ndaluan shtetasin Florjan Rrokaj, i cili po ecte në këmbë.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me municion luftarak, që dyshohet se i posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë. Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme, në lidhje me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›