E Martë, 3 Nëntor 2026

Lëvizte me armë në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë, pistoleta dërgohet në laborator

Policia e Vlorës gjatë operacionit të koduar me emrin ‘Strike 15’ ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri dhe municione luftarake.

Në pranga ka rënë Alfred Hoxhaj, i cili qarkullonte me automjetin e tij i armatosur.

Policia kishte informacione se 45-vjeçari ishte i armatosur dhe gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjet një pistoletë që e kishte fshehur poshtë sediljes së shoferit, municione luftarake si dhe një shumë parash.

Arma është dërguar në laborator për të parë nëse është përdorur në krime që kanë ndodhur gjatë kohëve të fundit në vlorë ose në qytete të tjera të vendit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›