E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lëvizte me automjet për të shitur një armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër

Mateo Ndreu, 20 vjeç është arretsuar nga policia e Shkodrës pasi lëvizte me automjet për të shitur një armë zjarri.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte shtetasi Mateo Ndreu.

Nga kontrollet, u gjet në çantën e 20-vjeçarit, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen, njoftoi policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›