E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lëvizte me makinë luksoze në Gjermani/ 26 vjeçari shqiptar kapet me kokainë, ja ku e kishte fshehur

Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Gjermani, pasi është kapur me lëndë narkotike në makinë.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, gjatë kontrollit në mjetin BMW 535 xDrive, policia i gjeti të riut 7.55 kilogramë kokainë në një vend të sajuar bagazh.

Më pas, ai u arrestua përkohësisht dhe pas marrjes së masave policore iu dorëzua doganës së Essen për procedim të mëtejshëm. Vlera e lëndës narkotike shkon rreth 550 mijë euro.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›